Ballina Magazina Loredana dhe Mozzik bëjnë namin, dyshja paska surpriza për fansat

Loredana dhe Mozzik bëjnë namin, dyshja paska surpriza për fansat

Pas ndarjes së bujshme që u bë publike pak muaj më parë, Loredana dhe Mozzik nuk janë parë më bashkë.

Ata treguan se janë ndarë paqësisht dhe flasin për shkak të vajzës, megjithatë koncertet që kishin planifikuar bashkë nuk do i mbajnë. (Të paktën kështu deklaruan).

Loredana theksoi në deklaratën e saj të ndarjes se edhe në turin muzikor “Bonnie & Clyde” do të performojë pa Mozzik.

Por duket se diçka paska ndryshuar.

Në link-un ku shfaqet lista e koncerteve të Loredanës vihet re edhe emri i Mozzik.

Në mars ata janë sërish bashkë dhe do të mbajnë koncert në Gjermani.

error: Alert: Content is protected !!