Pak ditë më parë u tha se Ledri Vula do të nxjerrë shumë shpejt albumin e tij të ri.

Reperi ka publikuar vazhdimisht video të shkurtra që përmbajnë vargje nga këngët e tij dhe tani ai është gati të publikojë një prej tyre.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi ka treguar se klipi i këngës së re është një risi dhe do të vijë ndryshe për publiku.

Projekti muzikor mban titullin “Piano rap” dhe është e xhiruar në 360 gradë.

https://www.instagram.com/p/B7x8sToBsHx/

Publiku do të bëjë vetë regjinë e klipit duke mbajtur celularin apo kompjuterin në pozicionin që dëshiron.

Kjo është hera e parë që një artist shqiptar xhiron në këtë mënyrë dhe siç thotë edhe Ledri: “Klipi është një vepër arti”.

https://www.instagram.com/p/B7tQPlPh4lU/

Reperi ka njoftuar se kënga e tij do të publikohet më 1 shkurt dhe mezi po e presim.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!