Aksesorët janë super të rèndèsishèm kur ke për të pèrformuar në një ceremoni si ajo e “Grammy Awards”, por jo nëse ky “aksesor” është një copë spinaqi që të ka mbetur në dhëmbë!

Po, po, e lexuat mirë! Nick Jonas u shfaq me ushqim të ngecur në dhëmbë gjatë performacës së grupit Jonas Brothers, në skenën e “Grammys”.

Kaq mjaftoi që Twitter-i të shpèrthente në komente dhe batuta të tipit: “Jepini një çmim atij spinaqi!”

Nuk e dimë nëse vëllezërit e tij e kishin vënë re këtë, por disa mendojnë që Joe and Kevin nuk i thanë enkas atij, si një shenjè hákmarrjeje për pèrçarjen e grupit vite më parë.

Kjo situatë u komentua edhe nga vetë Nick, i cili shkroi në Twitter: “Të paktën të gjithë e dini që unë i ha perimet e mia jeshile”.

Gjithsesi ja ku e keni një video nga momenti i pèrformancës së spinaqit, domethënë të Nick Jonas në “Grammys”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!