Ka disa ditë që Kejvina Kthella dhe reperja nga Kosova Tayna po kalojnë disa ditë në Amerikë, ndërsa kanë ndarë vazhdimisht në rrjete sociale momente nga ditë e tyre gjatë qëndrimit në Amerikë.

Kejvina dhe Tayna po mundohen ta shijonë në maksimum udhëtimin e tyre, ndërsa mbrëmjen e kaluar kanë marrë pjesë edhe në një festë të organizuar për 50 Cent, në “Walk of Fame”.

Mirëpo, duket se Tayna dhe Kejvina nuk kanë qenë vetëm në këtë event.

Duket se vajzave i ka bërë shoqëri reperi shqiptar Seven Saraqi, i cili ka publikuar  në Instastory edhe një video me Kejvinën.

Ai shfaqet pas Kejvinës, teksa po bënin një video për në Instagram, siç mund ta shihni në pamjet e ruajtura nga “Lajmi.net”.

Mirëpo, për arsye të cilat nuk dihen, pamjet janë fshirë më pas, ndërsa rrjeti po zien nga aludimet se mes Kejvinës dhe Seven Saraqit mund të ketë diçka më shumë se shoqëri, për shkak të afrimitetit të madh që kanë treguar me njëri-tjetrin në video.

Mbetet vetëm të presim për ta mësuar se ç’janë në të vërtetë!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!