Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, për shkak të dëmtimit të godinave, Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës ndërprenë mësimin përgjatë gjithë muajit dhjetor.

Pas rikonstruktimit, procesi mësimor në këto fakultete nis sot (e hënë, 6 janar) dhe Rektorati përkatës i secilit universitet ka marrë masat për të zëvendësuar orët mësimore të humbura.

Studentët do të zhvillojnë mësim gjatë tre të shtunave të muajit janar, tre të shtunave dhe një të dielë të muajit shkurt për të shlyer orët mësimore të semestrit të parë. Ndërkohë studentët e Inxhinierisë do të bëjnë mësim edhe të shtunave të muajit mars, prill dhe maj.

Burimi: Top Channel, A2-CNN

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!