Mbrëmjen e kaluar, një tërmet 4.9 ballë trònditi vendin dhe ishte ndër lèkundjet më të fòrta që pas tërmetit të 26 nëntorit.
Epiqendra e tèrmetit ishte në fshatin Hamallë, ndërsa lèkundjet u ndjenë shumë edhe në Durrës, Tiranë e zonat përreth.
Gjatë lèkundjeve, moderatorja Bora Zemani dhe dy vëllezërit Veshaj ndodheshin duke regjistruar në studio dhe kamerat kanë filmuar reagimin e tyre epik.
Sapo kanë ndjerë tèrmetin, ata janë larguar menjëherë të frikësuar, ndërsa moderatorja tregon se s’janë aspak krenarë për reagimin e tyre.
“E kemi kapur edhe ne nje tèrmet ne studio! Nuk jemi aspak krenar per reagimin krahasuar me gjithe emisionet qe e kane perjetuar live pooor gjithsesi jemi si shumica e videove te njerezve te thjeshte qe dalin me vrap nga lokalet . Ruani qetesine njerez, mos beni si ne! ”- shkruan Bora me humor krahas videos së tyre.
Burimi:Iconstyle