I dashuri i Sara Kolamit pjesë e showbiz-it? Flet moderatorja

Ndonëse është përfolur për një romancë me aktorin e njohur Romeo Veshaj, Sara Kolami ka thënë se është single.

Në një intervistë me Rudina Dembacajn për “Mos i fol shoferit”, Sara pohoi se nuk ka aktualisht të dashur, por ka folur për ish-in e saj.

Ajo është shprehur se ai nuk ka qenë nga bota e televizionit dhe as nuk do që i dashuri i saj të jetë i famshëm!

Pra nëse po mendoni për romancën e saj me Romeon, kjo deklaratë e hedh poshtë.

Rudina Dembacaj: I dashuri yt ka qenë në showbiz?

Sara Kolami: Jo.

Rudina Dembacaj: Do ta doje person publik të dashurin?

Sara Kolami: Jo, nuk dua drama. Një personazh publik sjell me vete drama sepse fillon tërheq shumë vëmendje, njerëzit fillojnë merren me ty.

Rudina Dembacaj: Po përderisa je personazh publik do merren me ty!

Sara Kolami: E di!

Rudina Dembacaj: Të bezdis kjo gjë?

Sara Kolami: Po.