Butrint Imeri është jo vetëm një nga këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, por është gjithashtu edhe një nga çunat më të bukur të showbizit.

Rrjédhimisht 24-vjeçari është shumë i pëlqyer nga gocat dhe tepër i komentuar.

Megjithatë, ai nuk na ka konfirmuar vetë asnjëherë ndonjë lídhje duke na vendosur shpesh në dyshíme sapo shihet në shoqërinë e ndonjë vajze.butrint_official

Padyshím, romanca për të cilën është komentuar më gjatë dhe vijon ende të komentohet është ajo me moderatoren Kiara Tito, ndonëse vetë e kanë mohur gjithnjë diçka të tillë.

Së fundmi, artisti ndodhet në Paris, prej nga ku ka ndarë disa video me fansat e tij, por vëmendjen e mori videoja e fundit.

Ai shfaqet në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë.

Padýshim nuk mund të themi dot se kush, por pyetjet janë të shumta: Kush është vajza? Pse kanë shkuar në Paris? Shokë apo më shumë? Prej sa kohësh?

Duke qenë se Butrinti vetë nuk na sqaron shumë rreth këtyre punëve, duhet të présim ndonjë detaji tjetër.

Nga ana tjetër, kujtojmë se të dielën publikohet kënga e re e Butrintit në bashkëpunim me Nora Istrefin e titulluar “Dy zemra”.

Më herët këtë verë, Butrint Imeri solli “Si përpara” një këngë verore tepër e bukur dhe mbi të gjitha këngëtari shfaqej bjond.

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!