Ballina Aktualitet “Hiqen si laca, por janë gay”! Grimieri i njohur thotë se nuk...

“Hiqen si laca, por janë gay”! Grimieri i njohur thotë se nuk do marrë nuse për hir të mamit!

Vitin që shkoi grimieri shqiptar Dario Doka deklaroi publikisht orientimin e tij seksual.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Dario u shpreh se në Shqipëri ka shumë homoseksualë që hiqen si hetero dhe madje kanë edhe familje.

Grimieri shprehet se është turp që krijojnë familje, fshihen dhe nuk e shprehin orientimin e tyre seksual. Ai u shpreh se nuk do të merrte kurrë një grua vetëm sepse duan prindërit e tij.

Rudina Dembacaj: Dario ke pasur ndonjë mik gay apo ish- të dashur që ishit bashkë dhe deklarohej si hetero?

Darjo Doka: Po, këtu tek ne ka shumë. Unë nuk dua të them emra, thjesht ka shumë meshkuj. Këtu tek në thonë “hë mo ju shtoheni dita ditës”, nuk shtohet njeri, thjesht mund të dalin hapur ose merren vesh që janë. Edhe heterot që hiqen si laca, kanë diçka brenda. Këtu në Shqipëri ka edhe burra që kanë gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe janë gay më beso dhe kjo është turp. Kjo është turp sepse merr në qafë gruan dhe fëmijet. Më mirë dil hapur dhe dili jetës mbanë siç i kam dalë unë. Unë nuk marr një grua sepse do Shqipëria, babi apo mami”.

Dario ka folur për momentin që i ka treguar familjes së tij preferencat seksuale dhe si e pritën ata këtë fakt.

“Në fillim e ka marrë vesh motra ime, ajo e dinte pak a shumë thjesht nuk ma thoshte dhe unë shkova vetë t’ja tregoja. Ajo më tha që nuk do ketë asnjë ndryshim mes nesh, mjafton që ma the dhe unë të dua më shumë. Vëllai nuk më tha absolutisht asgjë dhe mami e mori vesh vetë duke dëgjuar biseda në telefon që unë bëja me dikë që kam qenë i lidhur. Ditën tjetër bëmë një bisedë shumë të ftohtë, më tha shiko këto nuk janë gjëra të mira, mos ka ndikuar shoqëria, ti nuk je në rregull e të tjera. Pas një jave e dëgjova mamin duke diskutuar me një kushëri tek shtëpia ime dhe i thoshte që ai është fëmija im sido që të jetë dhe unë kam për ta mbrojtur me mish dhe me shpirt”, shprehet make-up artisti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Semi i tha se këngët e saj janë dedikim për të e Donaldin, ja si reagon Bora Zemani! (VIDEO)

“Mos u kthe” është kënga e Semi Jaupajt, e cila tha vetë se ishte një dedikim për historinë e mikeshës së saj Bora Zemanit...

Lori dhe Sara Hoxha vijnë me dedikimet prékëse për Tanin e “Topit” pas 14-vjetorit të vdékjes së tij!

Në 23 maj Dritan Hoxha mbushi 14 vite që është ndarë nga jeta. Vajzat e tij e kanë kujtuar me anë të postimeve të...

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...
error: Alert: Content is protected !!