Ka humbur jetën TH.R, 62 vjeç, banues në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23: 30, në një pallat në ndërtim në zonën e Currilave.
Viktima TH.R, rezulton se ishte roja i atij pallati i cili ishte në ndërtim e sipër. Sipas burimeve raportohet se lartësia mbi të cilën ka rënë viktima ishte e konsiderushme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrèzuar aksidèntalisht,shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndèrruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: BalkanWeb