Ballina Showbiz Harry e Meghan, fqinjët e tyre të rinj dhe paparacët

Harry e Meghan, fqinjët e tyre të rinj dhe paparacët

Në arsyetimin e vendimit të tij për t’u tërhequr nga monarkia britanike, Princi Harry ia drejtoi gishtin medieve duke i përshkruar si një forcë të fuqishme.

I traumatizuar nga vdekja e nënës së tij, Dianës, kur ajo po ndiqej nga paparacët në Paris, ai me siguri shpresonte që, me shpërnguljen e familjes së tij në Kanada, të mund të rimerrte kontrollin mbi këtë, siç e quan ai “turmë qensh”.

Por, tani për tani, vendosja e tyre në Kanada, ka pasur efektin e kundërt.

Gazetarë nga Australia, SHBA, madje edhe nga Japonia, janë grumbulluar në ishullin e Vankuverit, në kërkim të çiftit princëror dhe fotot e Meghan-it, duke mbajtur djalin në krahë, dolën shumë shpejt në media

Duka dhe dukesha e Sussex-it, menjëherë, kërcënuan të ndërmarrin rrugë ligjore, pasi u publikuan fotografitë.

Tabloidet janë gjithashtu nën presionin e kritikave të vendasve, të cilët nuk i tolerojnë këto ndërhyrje në intimitetin e fqinjëve të tyre të rinj.

“Ky është një vend i qetë”, tha Kathryn Sandberg, një banore e North Saanich, komuniteti i vogël bregdetar, ku janë vendosur Harry, Meghan dhe Archie.

“Ne nuk duam që kjo të ndryshojë”, këmbëngul ajo./atsh/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

Pa Donaldin dhe Borën sëbashku, ja si reagoi Beatrix gjatë eventit! (VIDEO)

Dalina Buzi rréfeu për “Goca dhe Gra” disa momente nga sfilata e stilistit Valdrin Sahiti. Jo vetëm kaq, por ajo u ndal edhe te takimi...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!