Ballina Showbiz Fotot e papublikuara më parë, i ati i Meghan Markle i zbulon...

Fotot e papublikuara më parë, i ati i Meghan Markle i zbulon pak ditë pasi e bija u largua nga familja mbretërore

Thomas Markle ka hapur albumin e familjes për të zbuluar fëmijërinë e veçantë të  Meghan Markle.

75-vjeçari tha se vitet më të bukura të jetës së tij i kaloi teksa shihte të bijën duke u rritur dhe ajo ishte çdo gjë për të

“Kur ajo lindi nuk mund të isha më i lumtur. Ata ma dhanë ta mbaja në krah pashë fytyrën e saj, gishtat e vegjël të mbështjellë rreth gishtërinjve të mi dhe nuk kishte dashuri më të madhe”, u shpreh ai  në dokumentarin e televizionit “Channel 5”.

Në dokumentar Thomas zbuloi edhe pamjet  familjare të Meghan-it që nuk janë zbuluar më parë nga moshat 11 deri 16 vjeçe.

Më tej Thomas ka shtuar se dita më e vështirë e jetës së tij ka qenë martesa e Meghan.

Ai tregoi se ishte dëshpërim i madh për të që nuk mundi të shoqërojë të bijën drejt altarit në ditën e rëndësishme të saj.

Thomas Markle ishte i mërzitur kur fliste edhe për nipin e tij. Ai tha se djalin e Meghan nuk e ka takuar kurrë he nuk e ka parë as si të rritet.

error: Alert: Content is protected !!