Aktori i humorit, Irgen Çela ose i njohur si Xhoda, deklaroi në “Shiko kush luan” se çifti i lumtur në “Klanifornia” nga Delinda Disha dhe Olsi Bylyku ishte një kopje. “Unë dhe Flori që në zanafillën e çiftit të lumtur e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot, kjo është një gjë që pak a shumë e dinë të gjithë. Çifti ka qenë një ide e imja fillestare, por që në fillime ne e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe përsa i përket kopjes, kopja dihet që nuk është asnjëherë e bukur sa origjinali”, u shpreh Xhoda. Por si e ka pritur Delinda këtë deklaratë? Ajo ka vendosur të reagojë në ‘Instastory’, duke i dhënë një përgjigje Irgenit. “Unë jam origjinale, ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehemi në shkurt në Klanifornian origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri”, shkruan Delinda. Tashmë na mbetet të presim nëse ky ‘debat’ virtual do të vazhdojë më gjatë. /RevistaWho/

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!