Fifi nuk ka ndërmend te ndaloj se beri balada!

Pas përfundimit të “Këngës Magjike” ku fitoi Eneda Tarifa, dhe Fifi rrëmbeu vendin e dytë, këngëtarja do të rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Fifi ka zbuluar se po rikthehet me një projekt të ri që do të titullohet “Qaj” dhe pritet të publikohet me 8 shkurt.

Kënga do të shoqërohet me një klip, pasi në postimin e ri Fifi shfaqet e gjitha e lidhur me pranga dhe e veshur me të bardha.

Nuk e dimë nëse kënga e re do të jetë dedikim, por besojmë se po. Kënga “Marova” e këngëtares e cila u pëlqye shumë nga publiku ishte një dedikim për dikë me inicalin Xh.

“Është dedikim për dikë, sigurisht”, u shpreh Fifi në një intervistë për “Shiko Kush LUAN” pak javë më parë.

https://www.instagram.com/p/B784KpJgQuc/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!