Ballina Magazina Ekskluzive: Klea Huta dhe Elgit Doda në pritje të fëmijës së parë!

Ekskluzive: Klea Huta dhe Elgit Doda në pritje të fëmijës së parë!

Në puntatën e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, Klea Huta si gjithnjë dukej yll, por prisni pak, po ky barku pak më i rrumbullakosur?

E vutë re dhe ju?

Kjo na bëri të dyshojmë për një shtatzëni të moderatores.

Gjatë emisionit, kamera fokusoi disa herë barkun e Kleas…

Për më tepër, vëmendjen na e tërhoqi komenti i instruktorit të saj të palestrës në foton e fundit në Instagram, i cili i shkruante:

“Gëzuar zemër! Ky vit do jetë krejt ndryshe”, koment të cilit Klea i ishte përgjigjur:

“Meziii presss”, të shoqëruar me tre zemra, duke lënë të kuptohet se diçka e veçantë po vjen.

Për më tepër, në foton e saj nuk munguan edhe disa komente të tjera ku Kleas i përmendnin shtatzëninë, ashtu si Luana bëri gjatë emisionit.

Kjo e fundit e pyeti dyshen se kur kishte ndërmend të sillte në jetë ‘një talent’, ndërsa Klea pa nga Elgiti i cili dha përgjigjen “Të martohemi njëherë“.

“Janë punët e Zotit o zemër”- shtoi më pas Klea duke qeshur.

Gjithashtu, gjatë lojës me thasë në emision, Kleas i duhej të hidhej, por ajo preferoi të ecte duke bërë kështu me “hile”, mbase për hir të krijesës që po rritet në barkun e saj…

Këto detaje na shtynë të bëjmë kërkimet, pamë komentin, pyetëm vërdallë dhe burimet tona na konfirmuan që është shtatzënë!

Mesa duket, Klea dhe Elgiti janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë, ndërsa po presim me padurim të mësojmë gjininë e foshnjës, e cila siç Klea ka treguar më herët, nëse do të jetë vajzë do të quhet me patjetër Amla.

Ah, edhe një tjetër detaj: Klea kishte veshur një xhaketë me prerje të drejtë, në tentativë për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.

Ky veprim na kujtoi Beyonce-n, e cila me një xhaketë të tillë me xixa maskonte disi rrumbullakësinë.

Çifti ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike ndërsa ne po presim për një konfirmim nga dyshja, të cilëve i mbetet vetëm të na thonë ‘Po’ për lajmin e ëmbël. /Iconstyle/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Ledri Vula dhe Dua Lipa në një përqàfim pas ndàrjes së tyre

“Sunny Hill Festival” ishte krýefjala e javës. Performancat e artistëve të huaj dhe shqiptarë eléktrizuan skenën e madhe. Gjithashtu, Dua Lipa pérformoi në skenë duke...

Ledri thùmbon kolegët: Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera! (FOTO)

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses...

‘Si jeton me prinderit e Olsit?’/ Egli Tako habit me përgjigjen e saj! (FOTO)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit. Egli Tako, ka realizuar së fundmi një Q&A në Instagram, ku...

Aurela Gaçe thùmbon haptazi kolegët: Nuk kam lekë për të blerë…! (FOTO)

Aurela Gaçe apo siç e thërrasin ndryshe, diva e muzikës shqiptare, është një artiste shumë e dashur për publikun. Aurela ka pjesë e një interviste...

Marinën e ka ‘kàpur’ syri keq! Pas COVID i ndodh një tjetër íncídent! (FOTO)

Marina nuk flet shpesh për jetën e saj private, por kësaj here ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjékësit pas një íncídenti që i ka...
error: Alert: Content is protected !!