Era Rusi është lënduar në dashuri, por e ka kaluar me dashuri dhe dinjitet.

Kështu është shprehur këngëtarja në një intervistë për emisionin “Mos i fol shoferit”.

Ajo tregoi se i vjen inat me veten kur zhgënjehet nga dashuria, në kuptimin që, si e la veten të arrijë deri aty.

Era ka treguar gjithashtu se është single dhe është në pritje të princit të saj të kaltër,  por që i ka ndodhur një problem me kalin duke e kthyer bisedën në humor.

Rudina Dembacaj: A je lënduar nga dashuria që bën kështu lloj këngësh ? 

Era Rusi: Po mendoja si ta rrotulloja, mos bëj dhe unë kot tani! Natyrisht që jam lënduar, por e kam superuar me dashuri dhe dinjitet. Unë nuk lëndohem nga të tjerët , unë e kam me veten time gjithmonë, e kam me veten time që “po unë si e lashë veten time që të arrija deri këtu” . 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!