E dini për çfarë e përdorin më tepër internetin shqiptarët?

Shqiptarët e përdorin internetin për kërkimin e informacionit për mallrat dhe shërbimet ( 50,2 % të përdoruesve të internetit), marrjen ose dërgimin e e-mail-eve (32,5 %) dhe për të parë filma në internet (live ose të ruajtura online 38,2 %).

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në anketën e përdorimit të teknologjisë së informacionit, në Shqipëri, 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeçare, deklaruan se ishin përdorues të internetit në tre muajt e fundit.

Sa i përket vendeve evropiane, përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti Bullgari, ku vetëm 68% e të anketuarve në moshën 16-75 vjeçare kishin përdorur internetin në 3 muajt e fundit. Më pas renditet Shqipëria me 68.6% të përdoruesve, Rumania me 74%, si dhe Portugalia dhe Italia me përkatësisht 75% dhe 76%.

Burimi : Iconstyle