Cila është ajo veshje që kombinohet lehtë, që nuk të harxhon fare kohë kur e vesh dhe që të tregon me stil sa herë që e kombinon?

Epo, përgatituni të dëgjoni se një nga tendencat më të mëdha të vitit 2020 do të jetë këmisha e famshme ngjyrë bojëqielli.

Me vija ose jo, e dimë që e keni një të tillë në gardërobë dhe bëni mirë ta nxirrni në një vend të dukshëm që t’jua lehtësojë kombinim çdo ditë.

Stilistët dhe influencers e bënë një gjë të tillë!


E pamë në stilin e rrugës gjatë Javës së Modës në Paris sesi disa e kombinonin me një fund të zi, të tjerë me një kostum.

Këmisha mund të kombinohet me pantallona të zeza, xhinse por edhe fustane verore.

Edhe nëse nuk e keni një të tillë duhet ta blini, dhe kur ta bëni këtë gjë, vendosni ju nëse e doni pas trupit apo oversize, me vija ose jo.

Ne ju sjellim disa nga kombinimet më fantastike që na kanë zënë sytë për femra dhe meshkuj:

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!