Shumica e personazheve VIP e kanë gjetur një kopje të tyren nëpër botë dhe radhën këtë herë e ka Meghan Markle.

Në rrjet po qarkullojnë disa foto të një gruaje e cila e themi me bindje të plotë se është një kopje identike e dukeshës.

Ajo quhet Akeisha Land, është 39 vjeç, mama e dy fëmijëve dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo shfaqet herë pas here në llogarinë e fëmijëve të saj në Instagram dhe fotot kanë marrë brenda pak orësh mijëra pëlqime.

Të shumtë janë komentuesit që i kanë vënë në dukje ngjashmërinë, ndërsa për “E!News” Akeisha tregoi se njerëzit e ngatërrojnë shpeshherë në rrugë me dukeshën.

39-vjeçarja u shpreh se e merr si kompliment kur njerëzit e ngatërrojnë me Meghan Markle, sepse sipas saj dukesha është e mrekullueshme.

Burimi : Iconstyle

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!