Dy vite më parë, nisi një sherr virtual midis Rudina Magjistarit dhe Ermal Mamaqit.

Gjithçka filloi në emisionin e Mamaqit, “Xing me Ermalin”, ku ishte e ftuar këngëtarja Tuna Sejdiu.

Në emisionin e tij, Ermali kishte një rubrikë të titulluar “Pyetja për Rudinën”, ku i pyeste të ftuarit nëse kishin dëshirë të shkonin në emisionin e pasdites në “Klan”.

Pas kësaj pyetjeje, Tuna jo vetëm që nuk pranoi, por e argumentoi me tone tallëse, se nuk ka shkuar asnjëherë dhe do e shtyj këtë ftesë edhe për 10 apo 20 vitet e ardhshme të karrierës së saj.

Kjo intervistë është parë si një lloj ironie për emisionin e pasdites, ndaj Rudina nuk e la pa nje pergjigje si Tunën, ashtu dhe Ermal Mamaqin.

Mirëpo, duket se gjërat mes tyre janë sqaruar dhe këtë e ka treguar postimi i fundit i Rudinës në InstaStory.

Ajo ka qenë sot e pranishme në premierën e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, dhe madje e ka ‘duartrokitur’ aktorin për projektin e tij të ri.

Pra, dy vite pas sherrit, Ermal Mamaqi dhe Rudina Magjistari më në fund kanë bërë paqe!

Burimi : Iconstyle

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!