Reshjet e borës që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës të mbulohen.

Në zonat e Ersekës, fshatrat turistikë Dardha dhe Voskopoja trashësia nga bora i ka arritur nga 5-10 cm.

Sipas zyrtarëve te autoritetit lokal të rrugëve nacionale, nuk paraqiten probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështirës.

Prej mëngjesit po punohet për hedhjen e kripës në këto akse, në mënyrë që të shmangen aksidentet./Iconstyle/

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!