Pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Don’t start now” dhe “Future nostalgia”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka premtuar surpriza të tjera për fansat e saj.

Dua ka punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe dhe e ka gati albumim e saj të ri, i cili do të mbajë titullin e hitit “Future nostalgia”.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka zbuluar datën e lançimit të albumit.

“Future nostalgia” do të publikohet më shpejt nga ç’e prisnim, në datën 3 të muajit shkurt.

Albumi i ri i Duas po pritet me padurim nga fansat e saj dhe jemi të bindur se do të korrë sukses të madh.

Gjithashtu, ditën e nesërme do të publikohet edhe kënga “Physical” e këtij albumi.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare do të marrë gjithashtu pjesë këtë vit në festivalin e famshëm italian, “Sanremo”, ku do të moderojë Alketa Vejsiu.

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!