Viti i kaluar ishte një nga më të suksesshmit për Dardan Aliun apo siç njihet me emrin artistik DJ Regard.

Artisti, i cili pushtoi botën në 2019 me vetëm një këngë, në fillim të vitit në një intervistë për Telegrafin shpalosi të gjitha sukseset e vitit që lamë pas e po ashtu edhe të rejat që vijnë nga ai gjatë 2020.

Këtë vit, i njëjti veçse ka njoftuar fansat se do jetë i pranishëm në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë.

https://www.instagram.com/p/B7gzD6bF2ku/

Fjala është për “Tomorrwland”- një festival belg i muzikës elektronike dance, i mbajtur në Boom, Belgjikë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“I lumtur të njoftoj pjesëmarrjen time për të luajtur në @tomorrowland 2020″, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/B7s1nQLFDA4/

Kjo është një arritje mjaft e madhe për DJ Regard, ndërsa shënon një sukses tjetër falë punës që tashmë bën në bashkëpunim me ‘Leaf Managament’.

“Tomorrowland” u mbajt për herë të parë në 2005 dhe që atëherë është bërë një nga festivalet më të mëdha dhe më të shquara të muzikës në botë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!