Pas daljes nga burgu, Stres ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

Disa prej tyre ai i përgatiti gjatë kohës së qëndrimit në  burg dhe tani po rikuperon edhe periudhën që i mungoi publikut.

Ai ka bërë disa këngë solo dhe tani ka radhën një bashkëpunim, i cili do të jetë një diss i hapur për kolegët.

Reperi do të bashkëpunojë me Feron dhe së shpejti do të publikohet kënga e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit nëpërmjet përgjigjeve që ka dhënë për fansat në Instastory.

Dikush e pyet nëse do të bashkëpunojë ndonjëherë me Stresin dhe Fero ka thënë se së shpejti del kënga e tyre.

“Së shpejti, bëni gati listën e dasmës”, shkruan Fero.

Dy reperët kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë treguar shpesh në rrjetet sociale.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!