Imazhet e para të teleskopit diellor Daniel K. Inouye të Fondacionit Kombëtar të Shkencës japin detaje që nuk janë parë ndonjëherë të sipërfaqes së diellit.

Teleskopi diellor i vendosur në Hawai, do tu japi shkencëtarëve mundësinë për të kuptuar diellin dhe ndikimet e tij në planetin tonë.

Shpërthimet magnetike në diell mund të ndikojnë në udhëtimet ajrore, të prishin komunikimet satelitore dhe rrjetet elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të gjata edhe të teknologjive si GPS.

Imazhet tregojnë një model të plazmës së trazuar që mbulon gjithë diellin.

Plazma diellore ngrihet në qendrat ndriçuese të qelizave, ftohet dhe pastaj zhytet nën sipërfaqe, në një proces të quajtur konveksion.

Burimi : Newsbomb

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!