Në një set fotografik të realizuar nga fotografi shqiptar Eugenio Qose, Alketa Vejsiu shfaqet e veshur me një kostum të kuq të kombinuar me atlete në po të njëjtën ngjyrë. Përpos xhaketës që zbulon këndshëm supet, bie në sy edhe një tjetër detaj në një nga fotot e moderatores.
Siç mund ta shihni, Vejsiu pozon e ulur në një monopat, një biçikletë e modernizuar. Ndonëse ngjan si një zgjedhje rastësore për të krijuar një “pèrplasje” mes të kuqes dhe të verdhës së fortë, në fakt detaji duket se është vendosur me një nënkuptim.

“Biçikleta të jep kujtimin e hershëm kur merrje intervista,” i shkruan një ndjekëse. “Ekzakt,” ia kthen moderatorja, e lumtur që ajo zbërtheu simbolin.