Dedikimi i vajzës për Xhevdet Ferin do ju bëjë të gjithëve të përloteni

Dita e djeshme shënoi një moment të trishtë për kinematografinë shqiptare. Një nga aktorët më të dashur, Xhevdet Feri, u nda nga jeta në një moshë fare të re, 59 vjeç, pas një lufte me sëmundje të pashërueshme. Pak muaj më parë, ai ishte bërë gjysh, kënaqësi që nuk mund ta shijonte gjatë. E bija, Bora postoi mes dhimbjes një foto të bukur bardh e zi me të atin, shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht: “O Captain! My Captain!”. Ky dedikim i ka përlotur të gjithë dhe mund të kuptosh fare lehtë se Bora ishte ‘vajza e babit’.