Big Brother do të ketë! Ja kur do fillojë ! Çështja është: Kush do ta prezantojë ?

Luana Vjollca e mbylli sezonin e programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe në finalen e tij la të kuptohet se do të vijë shumë shpejt me një projekt të ri që mund të jetë edhe Big Brother.

Detajet i la pa zbuluar, megjithatë moderatorja tha se rikthehet pas 1 ose 2 muajsh. Periudha “brenda një muaji apo dy” përkon fiks me kohën kur është parashikuar të zhvillohet Big Brother.

Megjithatë një përgjigje e Arbana Osmanit në Instastory, na la të kuptojmë se mund të mos bëhet fjalë për Big Brother. Kjo pasi sipas Arbanës, as këtë vit nuk do të ketë Big Brother.

E pyetur nëse do të jetë moderatorja e këtij formati, Arbana u shpreh se nuk e di as vetë se çfarë do të ndodhë pas një viti, pra në 2021-shin kur parashikohet të transmetohet programi.

“Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse pas një viti do të jem prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do të ndodhë. Ajo që di unë me siguri është që Top Channel si gjithmonë do të dijë të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer”.

Pak ditë më parë, burime për Anabel.al thanë se “Luana do të rikthehet me një program ku në qendër do të jenë çiftet”. Programi do të ndërtohet në bazë të lojërave dhe çifteve shqiptare, të cilët janë të panjohur për publikun.