Lajmi që Valdrin Sahiti ka veshur Beyoncen, mori dhenë sot në rrjetet sociale!

Këngëtarja e njohur botërisht u shfaq papritur në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California të shtunën, me një fustan të kuq saten që të linte pafjalë me dekoltenë e tij!

Beyonce tregoi se ia beson look-un e saj një stilisti me përvojë siç është Valdrini, por historia nuk mbetet me kaq!

https://www.instagram.com/p/B7x0td5nRtl/

Elvana Gjata ka treguar se Beyonce ka 3 vjet që kërkon të vishet nga Valdrin Sahiti.

Në një postim në Instagram, ku lavdëron mikun e saj stilist, këngëtarja thotë se Beyonce “ka 3 vjet që e do, e kërkon dhe sot më në fund shkëlqen me Valdrin Sahiti”.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce zgjedh një stilist shqiptar. Pak kohë më parë ajo zgjodhi stilistët Kujta&Meri dhe krijimin e tyre fantastik që bëri bujë në të gjitha mediat e huaja.

https://www.instagram.com/p/B6bBRoYlI1s/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!