Ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një nënë dhunoi në mënyrë kafshërore të bijën për arsyen banale të mos larjes së enëve, i ka prekur të gjithë.
Së fundi, këngëtarja Besa Kokëdhima ka bërë një status në Instagram, ku shkruan se është shumë e dhimbshme ajo që dëshmuam dy ditë më parë.

Besa shprehet se është shokuar nga ajo që pa, ndërsa thekson se është një dhimbje e madhe të dhunohesh nga ata që të duan më shumë:

Ditën e djeshme u zbulua dhe identiteti i nënës së pamëshirshme, e cila u shoqërua prej mbrëmjes së të hënës në policinë e Sarandës.
