Fundjava më në fund mbërriti dhe me siguri shumica kanë bërë plane se si t’i kalojnë dy ditët e pushimit. Nëse keni lënë takime me miqtë apo të afërm, moti nuk do t’ju zhgënjejë.

Përpos vranësirave të pakta, sipas Meteoalb kjo fundjavë karakterizohet nga moti i thatë. Nuk parashikohen rreshje shiu, edhe pse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë. Në zonat malore do të variojnë nga -3°Cderi në 6°C, në ato të ulëta nga 3°C deri në 11°C, ndërsa në zonat bregdetare nga 8° deri në 13°C.

Edhe e diela pritet të jetë një mot me diell, ndaj sigurohuni t’i shfrytëzoni në maksimum fundjavat plot dritë të janarit. Më poshtë do të gjeni parashikimin e motit për ditën e sotme për disa nga qytetet kryesore në vend. /News31.al

Burimi: Top Channel

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!