Bebe Rexha eci në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2020”, duke shprehur shumë vetëbesim.

Këngëtarja 30 vjeçare, zbuloi në intervistën e dhënë për E! News se aji është duke punuar shumë për albumin e saj të ardhshëm. Edhe pse Rexha nuk e zbuloi datën ose titullin e publikimit të tij, ajo i tregoi gazetarit Ryan Seacrest disa detaje rreth albumit.

LOS ANGELES, CALIFORNIA – JANUARY 26: Bebe Rexha attends the 62nd Annual GRAMMY Awards at Staples Center on January 26, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)

“Unë kam një listë ndjekëse dhe është vërtet emocionuese. Unë jam gati të zgjedh solo këngën time të radhës…qoftë një më të ngadaltë ose një me tempo të shpejtë”, tha ajo për E! News.

Bebe Rexha provokon me veshjen duke u shfaqur pa reçipeta në eventin që ajo e organizon për mbështetjen e grave
Seacrest e pyeti këngëtaren nëse albumi do të jetë autobiografik, dhe ajo u shpreh: “Unë flas për gjithçka. Unë jam bipolare dhe kam qenë shumë e sinqertë në lidhje me shëndetin mendor, kështu që unë flas për atë, por është një këngë pop kështu që ju nuk mund ta tregoni. Unë flas për marrëdhëniet e mia – gjëra super të thella”.

Rexha shtoi: “Albumi ka të bëjë me shumë nga pasiguritë dhe frikërat e mia, kështu që çdo këngë ka të bëjë me një pasiguri që kam, sepse ndjehem sikur njerëzit mund të lidhen me atë”.

Kur gazetari Seacrest e pyeti atë se cila është një nga ato frika, këngëtarja shqiptare u përgjigj: “Të mos qenit mjaft mirë, të dështosh, të mos i përkasësh diçkaje…kjo është një ndër frikërat e mia”. 

Burimi:Telegraf

LOS ANGELES, CALIFORNIA – JANUARY 26: Bebe Rexha attends the 62nd Annual GRAMMY Awards at STAPLES Center on January 26, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for The Recording Academy)

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!