Ballina Aktualitet Ardit Gjebrea mban premtimin: Nis puna për ndërtimin e dy shtëpive në...

Ardit Gjebrea mban premtimin: Nis puna për ndërtimin e dy shtëpive në Thumanë

Pavarësisht se tragjedia e 26 nëntorit vendosi në pikëpyetje netët finale të “Këngës Magjike”, producenti Ardit Gjebrea premtoi se do ta kthente festivalin në një mision humanitar, puna për të cilin ka nisur prej kohësh dhe do të finalizohet shumë shpejt.

Në një postim në Instagram, Gjebrea sqaroi se “janë gati projektet për ndërtimin e dy shtëpive” në zonën e Thumanës.

“Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi ‘partizançe’, por gjithçka me dokumenta të rregullta.
Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa radhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur precedencë!
Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhshme (që na vjen radha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë.”

“Po flisja me një prej familjeve të prekura nga kjo dramë, famija Caci dhe vendosa aty për aty, që pse mos t’i kthejë netët finale në një mision, për të ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së kësaj familjeje. Ashtu si unë, edhe shumë këngëtarë konkurrentë shqiptarë dhe të huaj në fillim menduan se do të ishte shumë herët për të organizuar festivalin. Por pasi u thashë idenë që ta kthenim këtë garë në një mision humanitar, të gjithë ishin entuziastë dhe të gatshëm për të kontribuuar.”

Të gjitha fitimet nga shitja e biletave të tre netëve të festivalit shkuan për familjen e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

A do jetë Stresi pjesë e koncertit të Noizyt? Ja ku e keni përgjigjen përfundimtare! (VIDEO)

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante. Por a do të...

Ritem veror dhe tekst bànal, kjo është kënga e Era Istrefit dhe Mozzik që u anullua! (VIDEO)

Të gjithë po prisnim të dëgjonim për herë të parë një bashkëpunim mes dy artistëve më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefit. Vetë...

Noizy publikon këngën e re, Loredana pjesë e klipit si dikur me Mozzik! (FOTO)

Noizy ka publikuar këngën e tij më të re dhe surprizë: Ashtu siç u kishim njoftuar, në klip shfaqet edhe reperja Loredana! Kënga “Benzi i...

‘Alpha Show’ është gati! Noizy tregon se ç’pritet të ndodhë gjatë natës së sotme! (FOTO)

Prej disa javësh reperi i mirënjohur Noizy ka njoftuar për një koncert i cili do të bëjë bashkë fansat e tij të rinj, por...

Donaldi rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po çménd rrjetin! (FOTO)

Të gjithë e dimë se pas ngjàrjeve të ndodhura në “Big Brother Vip” çdo tekst i Donaldit është një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për...
error: Alert: Content is protected !!