Ballina Aktualitet Amarda s’ndihet mirë kur sheh Ermalin që puthet me tjetër në film,...

Amarda s’ndihet mirë kur sheh Ermalin që puthet me tjetër në film, por çifti ka rënë dakord për një gjë!

Ashtu si çdo femër, edhe Amarda Toska nuk është imune ndaj xhelozisë kur sheh bashkëshortin me dikë tjetër!

Ermal Mamaqi ka treguar në emisionin “3shat” se partnerja e tij nuk është mësuar ende me skenat e puthjes në ekran, edhe pse “I Love Tropoja” është filmi i tij i tretë.

Aktori i njohur i humorit ka treguar në një intervistë me Bora Zemanin se Ami nuk ndihet mirë kur e sheh atë të puthet me dikë tjetër, por të dy kanë rënë dakord për një gjë.

“Ami nuk është mësuar por kemi një diskutim. Nuk ndihet mirë kur më sheh mua por e di që po e bëjmë për punë e jo per qejf”, u shpreh ai.

Por atëherë përse Ami nuk luan në një film me bashkëshortin e saj?

Për këtë gjë, Ermali foli mbrëmë në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku tha se ia ka bërë ftesën partneres për t’u bërë pjesë e filmit.

“I kam thënë Amardës hajde, hajde, nuk do të vijë. Amarda performon më mirë në kuzhinë, nuk e di, nuk i dihet, por nuk është se ka qejf të duket në kinema”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

E ndjékin pafund njerëz! Bora Zemani surprízon fansat e saj në këtë mënyrë! (FOTO)

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”. Patsaj duke...

Fjoralba Ponari dhe Einxheli sapo na dëshmuan që shoqëria e vërtetë ekziston! (VIDEO)

Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngùshtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën. Fjoralba e ka...

Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati bashkëpunimi me reperin e njohur! (FOTO)

Në nismën e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca erdhi me një qasje ndryshe si kurrë më parë. E ulur vetëm në një karrige...

Si asnjëherë më parë, Agron Llakaj rréfen momentin më të véshtirë në jetën e tij!

Pasditen e sotme, i ftuar në programin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar ishte mjeshtri i humorit Agon Llakaj. Në një intervistë të rrallë...

‘Zénka’ mes Zhaklinës dhe Fifit, a duhet një vajzë ta ruajë veten për një djalë?

Fifi njihet si një ndër personàzhet e njohur e cila nuk e mendon dy herë ti shprehë hapur ndjenjat e saj. Mbrëmjen e djeshme,...
error: Alert: Content is protected !!