Në një intervistë për La Stampa – gazeta e përditshme italiane me bazë në Torino – Alketa Vejsiu u pyet ndër të tjera edhe për gafën e Amadeus -it, e cila u konsiderua fyese për gratë.

“Ai solli kaq shumë gra në festival sa dyshimi për mesazhin e tij është paradoksal. Padyshim që ishte një keqkuptim,” u shpreh Vejsiu në lidhje me deklaratën e prezantuesit dhe drejtorit artistik të Sanremo 2020.

Pasi bëri me dije prezantueset e pesë netëve të Sanremos, Amadeus u akuzua për seksizëm pasi u shpreh se “janë të gjitha shumë të bukura”. Megjithatë ajo çfarë nxiti reagime më të ashpra qe mënyra sesi Amadeus prezantoi Francesca Sofia Novello, modelja 25-vjeçare, e cila është në një lidhje me yllin e MotoGP, Valentino Rossi.

Amadeus u shpreh se e zgjodhi atë “sepse ishte e bukur, por edhe për aftësinë për të qëndruar pranë një njeriu të madh, duke i qëndruar një hap pas, pavarësisht moshës së re”.

Pas reagimeve, drejtori artistik i Sanremo 2020 theksoi për mediat italiane se “deklarata ishte keqkuptuar”.

“Unë kam respekt ndaj grave. Unë jam personi më pak seksist në botë, i dua gratë; jam i dashuruar me të njëjtin person prej 18 vitesh, kam një nënë që e dua fort, një vajzë për të cilën jam krenar.”

Në përfundim, ai theksoi se secila prej prezantueseve të Sanremos, do të sjellë momente reflektimi për çështje sociale, ku sigurisht një vëmendje e madhe do t’i kushtohet edhe dhunës ndaj grave.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!