
Ditën e djeshme, 2 persona kanë humbur jetën në një aksident tek zona e ”Xhamllikut” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.
Prej një parakalimi të gabuar dhe shpejtësisë së lartë ndërroi jetë 36- vjeçari Erion Balla dhe një grua, Hidajete Salliu, 72 vjeçe .
Po ashtu janë plagosur edhe dy shoferët e makinave, Edmond Murati dhe Eljon Lazri, ky i fundit i shtruar në spital prej lëndimeve të marra.
Sipas “Lapsi.al”, policia ka arrestuar drejtuesit e dy automjeteve, Muratin dhe Lazrin, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.