Ballina Magazina Agnesa Vuthaj: Nëse do doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do...

Agnesa Vuthaj: Nëse do doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do zgjidhja djalin e Z. Sandesara

Paraditen e sotme videoja e një biznesmeni të njohur të huaj ku dallohej zëri i modeles Agnesa Vuthaj, bëri xhiron e rrjetit. Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, ish-Missi shqiptar ka vendosur të reagojë për herë të parë lidhur me këto çështje, në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

“Nuk kam reaguar asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatësinë time pa fakte.

Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrë informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemrën time.

Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqëse ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udhëheq median e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femrës.

Nuk kam rënë preh e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie preh e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.

Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompensim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqve tanë për të investuar në mediat tuaja.

Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kurorën e ‘Miss-it’ të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinën time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.

Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur. Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekësit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor.

Nuk jam shembulli i vajzës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burrit, kam punuar me shumë përkushtim e disiplinë që të krijoj vet çdo gjë që kam sot – jam shembulli i vajzës #Selfmade e jo i vajzës që pret për princin e kaltër të ja shndërroj jetën.

E vërteta është që punoj për kompaninë miliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me Kryeminstrat e Presidentet e Rajonit dhe jo vetëm.

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan.

Jo çdo marrëdhënie mashkull – femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë një familje e dytë. Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalë hapur në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës. Kam fluturuar me #PrivatJet nga Tirana për në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotërinë në foto/video, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllain e djalin e tij dhe stafin e tyre. Dhe për fund, nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala ime, tek kombësia shqiptare. Faleminderit që më lexuat”, ka përfunduar Vuthaj në postimin e saj në ‘Instagram’./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!