Ballina LAJME/BOTE FOTO Dalin pamjet: Brenda super festës së ditëlindjes së Chicago West!

FOTO\ Dalin pamjet: Brenda super festës së ditëlindjes së Chicago West!

Kim Kardashian West dhe Kanye West festuan ditëlindjen e vajzës Chicago me një festë super speciale!

Vajza më e vogël e çiftit, e cila mbushi 2 vjeç të mërkurën, ishte shndërruar si personazhi i famshëm i filmave vizatimorë, Minnie Mouse.

Tezja Kylie Jenner tregoi festimet në Instagramin e saj, duke zbuluar një foto të ëmbël të Chicago-s së veshur si Minnie duke pikturuar.

Jenner, 22 vjeç, gjithashtu ndau një fotografi të tortës së ditëlindjes me Minnie Mouse.

Prapa tortës ishte shkruar emri “Chicago” me fontin e famshëm të Disney-t.

Edhe Kylie Jenner ishte kombinuar bukur në festën e mbesës së saj, me vajzën Stormi, e cila dukej si një zonjushë!

Dje Kim Kardashian publikoi dy foto të ëmbla të vogëlushes së saj, të cilën e uronte kështu:

“Gëzuar ditëlindjen vajza ime e ëmbël Chicago. Unë nuk mund të besoj se tashmë je 2-vjeçe. Ti sjell kaq shumë gëzim në jetën tonë. Unë dua të shikoj se si rritesh çdo ditë. Vajza ime e zgjuar dhe e lezetshme mami të do përgjithmonë”.

Vitin e kaluar, Kim Kardashian dhe Kanye West  organizuan ditëlindjen e parë të vajzës me temën “Alice in Wonderland” në shtëpinë e tyre në Hidden Hills, California.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

U largua nga televizioni, moderatorja shihet krah Lali Erit: Me këtë Me këtë djalin zdroms!

Teksa ne kishim filluar të mendonim se ku do e shihnim këtë sezon të ri televiziv, Dojna na ka surprízuar të gjithëve mbrëmjen e...

Rréfimi ndryshe i Encës: Nga hùmbja e babait, rénia në dashuri dhe thýerja e këmbës

Këngëtarja shqiptare Enca ka ndàrë në story disa nga momentet e mira dhe të këqíja që ka kaluar kohët e fundit. Ajo i drejtohet fansave...

Të gjithë e njohim për rebele por Tayna me këtë video na ndryshoi mendjen!

Tayna është padýshim një nga emrat më në zë në tregun shqiptar, e cila brenda një kohe të shkurtër arriti të dépértonte në muzikën...

Alfio i bëri Fatmës surprízën në emision ‘LIVE’ dhe ajo nuk i mbàjti dot lòtët!

E ftuara e ditës së sotme në emisionin “Rudina” ishte moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Fatma Methasani. Në një rréfim para kamerave, ajo...

Nuk do ta besoni sa para shpénzoi Mozzik për veshje sot për ditëlindje

Një nga reperët më të mirë shqiptar, Mozzik, feston sot ditëlindjen e 25-t. Ato që morën vëmendjen e të gjithëve janë dy foto të publikuara...