Ditët e fundit në vendin tonë janë shtuar ndjeshëm rastet e personave të prekur nga gripi.

Instituti i Shëndetit Publik raporton se kjo është vënë re qartë nga vizitat që po bëhen tek mjekët e familjes.

Ata shprehen se ka pasur raste kur temperatura ka arritur deri në 40 gradë dhe ka mbajtur pacientët për orë të tëra.

“Vëmë re se temperatura është shumë e lartë. Një nga simptomat që kanë pacientët është temperatura e lartë. Ajo shkon nga 39 dhe në disa raste deri në 40-41”, shprehet Doktoresha Diana Hysu, për “Top Channel”.

Ajo shton se se një temperaturë 40 mund të menaxhohet edhe në kushte shtëpie dhe se ajo mund të zgjasë deri në 12 orë.

Të moshuarit apo ata që kanë sëmundje kronike kanë rendur të vaksinohen ndaj gripit ndaj dhe numri më i madh i të prekurve është mosha aktive, e cila e neglizhon vaksinën.

Në vendin tonë qarkullon virusi A me dy nëntipe të tij, Ah1Ne dhe Ah3N2, që janë viruse që po qarkullojnë edhe në Europë. Numri më i madh i të prekurve nga gripi pritet të regjistrohet në fillim të muajit shkurt

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!