Ballina Aktualitet “Zogu i Tiranë” flet për herë të parë pas arrestimit

“Zogu i Tiranë” flet për herë të parë pas arrestimit

Hermes Nikaj, i cili u arrestua nga policia me akuzën e prostitucionit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, foli për herë të parë pas ngjarjes së bujshme.

Sipas BalkanWeb, Nikaj tha: “Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës, jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur, kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel.”

Policia mori në pyetje edhe vajzat që ishin pjesë e ato kanë pranuar se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe kanë shpjeguar si funksiononte skema.

Nikaj u arrestua pas një hetimi gjashtë mujor nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Thuhet se Nikaj shfrytëzonte vajzat për prostitucion kundrejt pagesave nga 100 deri në 500 euro. Dyshohet si ai luante rolin e menaxherit dhe përdorte disa qendra estetike ku vajzat përdoreshin për favore seksuale. (ANABEL)

error: Alert: Content is protected !!