Ballina Aktualitet Upsss! Personazhi i njohur SHQIPTAR i nxjerr ''të palarat'' Elvana Gjatës: Më...

Upsss! Personazhi i njohur SHQIPTAR i nxjerr ”të palarat” Elvana Gjatës: Më përjashtoi…[FOTO]

Kanë qenë miq të vjetër, dhe koreografi Tan Brama ka qenë shpesh pjesë e tureve apo koncerteve të këngëtares Elvana Gjata, së bashku me trupën e tij të baletit. Por që prej verës 2019 në Festivalin Sunny Hill që organizohet nga Dua Lipa në Prishtinë, duket se marrëdhënia e Elvanës dhe Tanit është prishur, dhe sipas këtij të fundit, arsyeja është fakti që koreografi kërceu edhe në performancën e artistes nga Kosova Kida në po të njëjtin festival, por një ditë më vonë pasi performoi me Elvanën.

Për këtë arsye artistja Gjata nuk e bërë më pjesë të tureve të saj Tanin dhe trupën e tij ndonëse sipas koreografit ata kishin javë që përgatiteshin, ndërsa përjashtimi nga turet duket se është bërë pa asnjë paralajmërim.

”Ne ishim miq të vjetër, nuk e kuptoj pse. E vlerësoj si artiste, dikur kam qenë në touret e saj ku unë çoja grupin e vajzave të performonin bashkë me të. Nuk është hera e parë që ajo më bën diçka të tillë. Në Sunny Hill Festival, ajo më hoqi nga formacioni i trupës së kërcimit, pasi unë me grupin tim performova ditën e parë me Elvanën, dhe të nesërmen, sërish në Sunny Hill Festival, por me këngëtaren Kida. Më pas, Elvana nuk më njoftoi për koncertin e radhës, arsyeja tashmë kuptohet pse. Madje kisha dy muaj që përgatitesha për tourin e saj. Por në fund fare nuk më njoftuan”; ka treguar koreografi në një prononcim për Boldnews.

Gjithashtu Tani është shprehur se së fundmi Elvana e ka hequr edhe nga instagrami dhe arsyeja sipas tij është shpërndarja e një video të Arilenës në instagramin e tij. /INTV/

tni.png

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Për herë të parë Flor Binaj tregon arsyen e largimit nga Porotokalli dhe flet për projektet e reja (VIDEO)

Aktori i humorit Florjan Binaj, prej thuajse dy dekadash hoqi dorë nga “Portokalli”. Këtë vendim ai e njoftoi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij...

A janë krísur marrëdhëniet me Bes Kallakun? Reàgon Olsi Bylyku! (VIDEO)

Aktori i humorit, Olsi Bylyku ka qenë mbrëmë i ftuar në programin “Goca dhe Gra”. Ai ka folur për jetën e tij personale por edhe...

Semi i tha se këngët e saj janë dedikim për të e Donaldin, ja si reagon Bora Zemani! (VIDEO)

“Mos u kthe” është kënga e Semi Jaupajt, e cila tha vetë se ishte një dedikim për historinë e mikeshës së saj Bora Zemanit...

Lori dhe Sara Hoxha vijnë me dedikimet prékëse për Tanin e “Topit” pas 14-vjetorit të vdékjes së tij!

Në 23 maj Dritan Hoxha mbushi 14 vite që është ndarë nga jeta. Vajzat e tij e kanë kujtuar me anë të postimeve të...

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...
error: Alert: Content is protected !!