Elvana Gjata u rendit në treshen më të mirë të Festivalit të Këngës, duke rrëmbyer çmimi e dytë pas Arilena Arës.

Këngëtarja ishte përfolur si fituesja e edicionit të 58 të festivalit, dhe fitorja e Arilenës ishte një surprizë jo vetëm për ne, por edhe për vetë Elvanën.

Pasi u shpall fituesja, Elvana qëndroi në skenë deri në momentin kur Alketa mbylli festivalin, duke duartrokitur dhe dhuruar puthje për fansat që thërrisnin emrin e saj.

Ajo qëndroi si një profesioniste para publikut, por në prapaskenë nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Menjëherë pas finales, Elvana shkoi në prapaskenë dhe u mbyll në dhomë për të lënë gazetarët duke pritur për të marrë deklaratën e saj, ashtu siç ndodhi me Arilenën dhe Sarën që pozuan me kupën në dorë.

“Iconstyle.al” ka mundur të sigurojë një foto të gazetarëve duke pritur Elvanën të dalë nga dhoma.

Elvana nuk u shfaq as në Post Finalen e drejtuar nga Eni Shehu, ku përpos Arilenës, e vetmja nga këngëtaret që mori pjesë ishte Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!