Ballina Aktualitet U fut nën rrënoja për të shpëtuar njerëzit pas tërmetit, Meta nderon...

U fut nën rrënoja për të shpëtuar njerëzit pas tërmetit, Meta nderon mjekun me Titullin e lartë

residenti Ilir Meta ka nderuar ditën e sotme me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun Grei Malo.

Ky i fundit zbriti menjëherë në terren pas tërmetit të 26 nëntorit dhe u fut nën rrënoja.

Malo spikati në operacionin për shpëtimin e të riut Klajdi Qato, i cili mbeti i bllokuar në rrënojat e “Vila Palma”.

Kreu i shtetit u ka shprehur mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për sakrificën dhe profesionalizmin.

Postimi i Metës

Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve!

Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!

/Gazeta Reforma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

A do jetë Stresi pjesë e koncertit të Noizyt? Ja ku e keni përgjigjen përfundimtare! (VIDEO)

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante. Por a do të...

Ritem veror dhe tekst bànal, kjo është kënga e Era Istrefit dhe Mozzik që u anullua! (VIDEO)

Të gjithë po prisnim të dëgjonim për herë të parë një bashkëpunim mes dy artistëve më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefit. Vetë...

Noizy publikon këngën e re, Loredana pjesë e klipit si dikur me Mozzik! (FOTO)

Noizy ka publikuar këngën e tij më të re dhe surprizë: Ashtu siç u kishim njoftuar, në klip shfaqet edhe reperja Loredana! Kënga “Benzi i...

‘Alpha Show’ është gati! Noizy tregon se ç’pritet të ndodhë gjatë natës së sotme! (FOTO)

Prej disa javësh reperi i mirënjohur Noizy ka njoftuar për një koncert i cili do të bëjë bashkë fansat e tij të rinj, por...

Donaldi rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po çménd rrjetin! (FOTO)

Të gjithë e dimë se pas ngjàrjeve të ndodhura në “Big Brother Vip” çdo tekst i Donaldit është një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për...
error: Alert: Content is protected !!