
Duke qenë e pëlqyer për muzikën që bën, Tayna është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku publikon fotografi të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj.
Gjatë të dielës, ajo e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar në mënyrë tërheqëse dhe ka marrë qindra mijëra pëlqime nga fansat.
Kjo pozë vjen pas një fotografie atraktive, në të cilën ishte shfaqur me sutiene dhe tuta sportive, teksa mori vëmendjen me fizikun e saj joshës.
Tayna njëherësh është duke e shijuar suksesin e këngës së re, të titulluar “Sorry”, e cila është njëkohësisht e fundit për vitin që po lëmë pas. /Telegrafi/