Ballina Aktualitet Skandalet e 2019-ës që shokuan shqiptarët!

Skandalet e 2019-ës që shokuan shqiptarët!

2019-ta, thuajse iku. Kanë mbetur edhe 6 ditë nga ky vit, ditë që zakonisht kalohen duke bërë “bilancet”. Ngjarjet që na tronditën, ndodhitë e bukura apo ndryshime që prisnim prej kohësh. Sot do ndalojmë tek skandalet. I quajmë të tillë, nisur nga përmasat që patën dhe reagimet që morën nga njerëzit.

 1.Arrestimi i Loredanës (8 maj)

Krejt papritur, fansat e Loredanës (dhe jo vetëm) u shokuan kur mësuan se reperja akuzohej për zhvatje parash dhe vjedhje ndaj një çifti zviceran, me vlerë afro 1 milion franga. Loredana theu heshtjen duke thënë publikisht se asnjë nga akuzat nuk qëndron dhe se paratë janë marrë me vullnet të plotë. Pak kohë më vonë,Loredana pranon publikisht ndarjen nga Mozzik!

2. Babai mostër që abuzoi për 3 vite me të bijën. (10 korrik)

Në korrik të 2019-ës, shqiptarët u tronditën kur mësuan për ngjarjen e denoncuar në “Fiks Fare”. Për 3 vite me radhë, 18-vjeçarja abuzohej rregullisht nga i ati, i cili (ashtu siç dëgjohet në video) i thotë të bijës: “Më mirë të shkosh me mua, sesa lart e poshtë”.

Çfarë e bëri edhe më skandaloze dhe problematike këtë fenomen ishte reagime i nënës së vajzës, e cila edhe pasi pa filmimet kërkoi që çështja të mbyllej aty, pasi sipas saj “çfarë u bë, u bë”!

3. Babai vret vajzën sepse doli me shoqet (25 korrik)

Ngjarja e rëndë ndodhi në Australi, por tronditi jo pak shqiptarët muaj më parë. Vajza 20-vjeçare u gjend e  vrarë me thikë brenda makinës së saj. Pranë vajzës, ndodhej i ati, me shenja gjaku në trup.

4. Sulmi i pronarit të lokalit ndaj turistëve spanjollë (17 gusht)

Në gusht të këtij viti, opinioni publik u trondit kur pa videon e Mihal Kokëdhimës (pranarit të një lokali në Porto Palermo) teksa godiste mizorisht xhamin e furgonit të mbushur me turistë. E gjithë kjo, sepse këta të fundit nuk e kishin pëlqyer ushqimin dhe shërbimin e restorantit të tij. Kokëdhima i hedhur përpara makinës, gjuan pambarimisht xhamin e parmë deri sa e thyen. Videoja u bë virale dhe menjëherë pas kësaj, ish-klientë të atij vendi ndanë eksperienca të ngjashme me atë të turistëve të huaj.

5. Skandali në universitet (19 shtator)

Rasti i skandalit të marrjes së provimeve përmes favoreve seksuale ngjalli debat të madh tek shqiptarët për një kohë të gjatë. Njerëzit u ndanë në dy palë: ata që fajësonin tërësisht profesorin i cili kërkon favore studentes kundrejt rezultateve kaluese dhe pala tjetër që mendon se “studentja e provokoi më shumë seç duhej”!

6. “Zogu i Tiranës” akuzohet për shfrytëzim prostitucioni (24 nëntor)

I njohur si “Zogu i Tiranës”, Hermes Nikaj tronditi opinionin publik kur mbi të rëndoi akuza e shfrytëzimit të vajzave për prostitucion. U tha se Nikaj luante rolin e menaxherit dhe përdorte disa qëndra estetike ku përpos të tjerave, vajzat përdoreshin për favore seksuale.

7. Votimi në “Festivalin e Këngës” (22 dhjetor)

Për disa ditë me radhë të gjithë u morën me skandalin mediatik të ndodhur falë votimit të jurisë në “Festivalin e Këngës”. Ndonëse fituese u shpall Arilena Ara, juria e huaj votoi me pikë të plotë këngën e Elvana Gjatës, (e cila për 6 ditë pas publikimit theu rekord si një nga videot më të klikuara). Votimi u kundërshtua dhe përfol kaq shumë, sa vetë Alketa Vejsiu dha deklaratën e saj publike. Elvana Gjata gjithashtu. Pas tyre, nuk mungoi as reagimi i një prej anëtarëve të jurisë, Rita Petros.

SHKRUAR NGA ANABEL

25 DHJETOR 2019

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Adrola Dushi feston ditëlindjen, e ëma i bën dedikimin më të bukur që keni parë ndonjëherë! (FOTO)

Modelja Adrola Dushi feston ditëlindjen! Bukuroshja ka publikuar disa postime në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera ka postuar edhe urimet e personave...

Pas zhùrmës së madhe ditëve të fundit, Adisi publikon pamjet e Fifit duke gatuar! (VIDEO)

Tahsmë siç dihet këngëtarja e njohur Fifi është në një romancë me Adis Patushin. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk ngùrrojnë që në rrjetet sociale...

Ups! Beniada nxòri ‘padashje’ Megi Pojanin se është në lídhje me Endri Çekiçin! (VIDEO)

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë tashmë në qendër të vëmendjes. Dyshja po përfliten për një lídhje dashurie por asnjëri prej tyre nuk ka...

E réndë! Hùmb jetën në moshën 32-vjeçare aktori i njohur i humorit! (FOTO)

Komediani kanadez Nick Nemeroff ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare. Familja e tij konfirmoi vdékjen e tij të paprítur të hënën në mbrëmje. Ende nuk dihet...

Arjan Konomi e péson kéq në Jordani, rrézíkon të képusë…krahun! (VIDEO)

Gazetari Arjan Konomi ka pésuar një aksídent teksa po qëndron në Jordani. Si pàsojë, ai iu nénshtrua një opéracioni emérgjént për të riparuar démin. Opéracíoni u...
error: Alert: Content is protected !!