Ballina Aktualitet Shqipëria në 2019-n: Ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë...

Shqipëria në 2019-n: Ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë pas

Një tjetër vit po ikën dhe na duhet të themi se 2019-a la shenjë në vendin tonë!

Lajme të gëzuara por edhe të trishtuara u bënë pjesë e jona këtë vit që po shkon, duke u shenjuar thellë në memorien tonë!

Nga krizat politike, te kartëmonedhat e reja apo inaugurimi i stadiumit, të gjitha këto do të mbahen mend gjatë këtë vit, por më së shumti data 26 nëntor do të mbetet një datë e rëndësishme në kalendarin e 2019-s, pasi shënoi një ndër tragjeditë më të mëdha që goditi Shqipërinë!

“Iconstyle.al” sjell disa nga ngjarjet më të bujshme të vitit 2019 në Shqipëri:

Tërmeti i 26 nëntorit

Shqipëria u godit ashpër këtë vit nga një fatkeqësi natyrore si ajo e tërmetit që mori 51 jetë njerëzish. Përpos dëmeve të panumërishme materiale, vendi ynë pati një nga humbjet më të mëdha në jetë njerëzish. Por ajo që do të mbajmë mend nga kjo tragjedi është solidariteti dhe bashkimi i shqiptarëve nga të gjithë trojet, për të ndihmuar njëri-tjetrin. “Jemi një” ishte motoja e të gjithë shqiptarëve që ndihmuan në rikuperimin e dëmeve nga kjo fatkeqësi. Ndihma të shumta erdhën edhe nga vendet mike të Shqipërisë në rajon, Evropë e më gjerë përtej kontinentit.

Dështimi i negociatave

Shqipëria ka dështuar sërish që të marrë një vendim pozitiv nga BE-ja për hapjen e negociatave. Franca ishte e para kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian, vendim nga i cili u prek edhe Maqedonia e Veriut. Pas dështimit të radhës, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut duhet të presin ende për të përmbushur aspiratat europiane. Takimi më i afërt për zgjerimin e Bashkimit Eruopian, është Samiti i muajit maj 2020, në Kroaci.

Inaugurimi i stadiumit

“Air Albania” është një arsye për të festuar për vitin që lamë pas. Stadiumi i ri që përmbush kriteret e UEFA-s u inauguria këtë vit me një ndeshje me kampionët e botës, Francën. Ndeshja u zhvillua në datën 17 nëntor 2019, por fatkeqësisht jo me fitoren tonë! Shqipëria humbi me rezultatin 2-0.

Ndryshimi i kartëmonedhave

Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, për gjithë shtetin shqiptar. Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit më në fund u ndryshua duke përmbajtur disa elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne dhe rezistente.

Qëndresa për Teatrin Kombëtar

Mbrojtja e Teatrit Kombëtar dhe protestat e gjëra të artistëve dhe jo vetëm , u panë si një simbol i rezistencës kundër shkatërrimit të historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar. Zgjidhja e kësaj çeshtje duket se nuk ka fund dhe rezistenca vijon, pavarësisht planeve të kryebashkiakut për projektet e reja për kryeqytetin. “Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranës”, ka theksuar Erion Veliaj.

Bashkimi i Alvin Berishës me familjen

Rasti i tij preku miliona zemra në Shqipëri dhe Itali, por më në fund vogëlushi Alvin Berisha u arrit të nxirret nga kampi në Siri për t’u bashkuar me babanë në Itali. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me “Gjysmë Hënën Siriane”, Kryqin e Kuq ndërkombëtar dhe autoritetet italiane e shqiptare. Alvin Berisha u mor me vete në Siri nga nëna e tij, Valbona Berisha, kur ishte vetëm 6 vjeç.

Mihal Kokëdhima

Mihal Kokëdhima do të mbahet mend gjatë për terrorizimin e disa turistëve spanjollë që kishin shkuar të hanin drekë në restorantin e tij në Porto Palermo.  E gjitha ngjarja nisi pasi turistët spanjollë kishin kërkuar një sasi më të vogël peshku nga ajo që kishin porositur fillimisht. Pronari i restorantit i ndoqi duke u varur në makinën e tyre dhe videoja e filmuar u shpërnda në mediat sociale duke u bërë një rast i turpshëm për Shqipërinë e shqiptarët. U desh kjo ngjarje që të mësohej se restoranti i Kokëdhimës ishte pa leje dhe në një zonë të shenjtë që duhej të ishte në mbrojtjen e shtetit.

/Iconstyle.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

Pa Donaldin dhe Borën sëbashku, ja si reagoi Beatrix gjatë eventit! (VIDEO)

Dalina Buzi rréfeu për “Goca dhe Gra” disa momente nga sfilata e stilistit Valdrin Sahiti. Jo vetëm kaq, por ajo u ndal edhe te takimi...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!