Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, ndërsa publikon një fotografi me bikini për Krishtlindje

Ajo ka marrë pushim të bujshëm për të kaluar ca kohë të mirë me familjen e saj në ishullin idilik të Karaibeve.

Dhe Rita Ora la pak vend për imagjinatën në ditën e Krishtlindjes, teksa ndau një fotografi joshëse në Instagramin e saj.

Nëna e këngëtares së hitit “Anywhere”, Vera, 55-vjeçe, po ashtu publikoi një fotografi atraktive në rrjetet sociale.

Rita dukej e mahnitshme në fotografinë me bikini, madje mezi arriti t’i përmbajë pasuritë e saj të bollshme në trekëndëshin blu.

Ndërkohë Vera ndau një video të vetes në një palë rroba banje mahnitëse të kuqe me të njëjtën figurë argëtuese.

Këngëtarja Ora shkroi në Instagram se ky pushim për të është më se i merituar, pas një pune të gjatë dhe të mundshme gjatë vitit, në tentim për të promovuar albumin, mbajtur koncertet e planifikuara por realizimin e kampanjave të ndryshme.

Në anë tjetër, kënga e fundit që Rita Ora solli për fansat me klip vazhdon të mbetet “New Look”, gjersa pritet që gjatë vitit 2020 të sjell këngën e radhës. /Telegrafi/