
Në një video të publikuar së fundmi nga Panorama, duket se Flori Mumajesi dhe Jonida Maliqi kanë qenë në një lidhje. Sipas burimeve të Panorama, romanca e tyre daton një vit më parë, ndonëse u bë publike së fundmi.

Në videon e mëposhtme, shkruhet se këngëtarët janë filmuar bashkë në Francë, më konkretisht në Paris. Ata shfaqen të përqafuar e përkëdhelen, ndërsa në disa momente Jonida Maliqi prek fundshpinën e Florit, një gjest që tregon se ka patur një marrëdhënie më shumë se thjesht miqësi.