Ballina Aktualitet Po tani a do heshtë Flori Mumajesi ?

Po tani a do heshtë Flori Mumajesi ?

Kompozitori Flori Mumajesi dëshmoi dje se përtej të qenurit emocional, impulsiv, artistik, mirënjohës, i lënduar, i lumtur, shok, ish-shok, është njerëzor. Në faqen e tij në Instagram, ish-bashkëpunëtori legjendar i Elvana Gjatës dhe një ndër bashkëpunëtorët aktual të Arilenës, nuk postoi asgjë. Do të ishte shumë e natyrshme që Flori t’i bënte një urim fitueses së “Festivalit të Këngës”, me të cilën sapo realizoi një duet të kompozuar nga Darko Dimitrov.

Por në një natë “të nxehtë”, kur publiku ishte ndarë në gjysmë mes Arilenës dhe ish-bashkëpunëtores më të vyer të Florit, Elvana Gjata, që për hir të së vërtetës kanë krijuar disa nga këngët më të bukura të muzikës shqiptare, ai vendosi të heshte.

Nëse ju kujtohet, menjëherë pas shkëputjes së bujshme të Elvanës nga Flori, me të cilin kishte bashkëpunuar prej 10 vitesh, në lojë hyri Arilena. Bashkëpunimi i tyre i parë ishte “Nallane 3”, që ndiqte “Nallane 2”, një këngë e cila u përfol se ishte shkruar posaçërisht për Elvanën, pas shkëputjes së marrëdhënies.

Mediat aluduan se ardhja e Arilenës ishte një përpjekje e Florit për të zëvendësuar Elvanën. Por Arilena, 19-vjeçare asokohe, deklaroi në Top Show se nuk ishte zëvendësim i askujt. “Çdo njeri ka vendin e tij,” tha ajo.

Teksa publiku nuk i ndërpriste aludimet se çdo këngë “vaji” e Florit i dedikohej Elvanës, nga ana tjetër, edhe Arilena po merrte gjithnjë e më shumë terren. Pas bashkëpunimit, nuk munguan mesazhe, komente e urime për ditëlindje, të cilat në disa raste u përfolën si histori dashurie. E kështu Flori dhe Arilena mbërritën te dueti i fundit, që në fakt është një kompozim i Darko Dimitrov, kompozitori i Arilenës që prej “Nëntori”, ku Flori është i ftuar, diçka e rrallë kjo për Mumajesin, që preferon të këndojë kompozimet e veta.

Gjithë çfarë thamë më sipër mund të hidhet poshtë gjatës ditës, por deri në këto momente që po flasim (ora 09:15) Flori është shembulli i artistit që urimet dhe dedikimet i konsumon me celular në jetën private, ndërsa ajo që zgjedh t’i ofrojë publikut është tjetër gjë. Me heshtjen e tij, Flori zgjodhi të respektonte një histori të re si bashkëpunimet me Arilenën, por edhe historinë e vjetër e të rëndësishme. (ANABEL)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Ledri Vula dhe Dua Lipa në një përqàfim pas ndàrjes së tyre

“Sunny Hill Festival” ishte krýefjala e javës. Performancat e artistëve të huaj dhe shqiptarë eléktrizuan skenën e madhe. Gjithashtu, Dua Lipa pérformoi në skenë duke...

Ledri thùmbon kolegët: Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera! (FOTO)

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses...

‘Si jeton me prinderit e Olsit?’/ Egli Tako habit me përgjigjen e saj! (FOTO)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit. Egli Tako, ka realizuar së fundmi një Q&A në Instagram, ku...

Aurela Gaçe thùmbon haptazi kolegët: Nuk kam lekë për të blerë…! (FOTO)

Aurela Gaçe apo siç e thërrasin ndryshe, diva e muzikës shqiptare, është një artiste shumë e dashur për publikun. Aurela ka pjesë e një interviste...

Marinën e ka ‘kàpur’ syri keq! Pas COVID i ndodh një tjetër íncídent! (FOTO)

Marina nuk flet shpesh për jetën e saj private, por kësaj here ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjékësit pas një íncídenti që i ka...
error: Alert: Content is protected !!