Mbrëmë (e shtunë), në emisionin “Shiko kush Luan” në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe çifti Abazi, Naimi dhe Mihrija.

Ata tashmë njihen si një nga çiftet më pa komplekse në showbiz dhe këtë e treguan më së miri edhe natën e djeshme.

Meqë janë të pandashëm nga njëri-tjetri si në jetën personale ashtu edhe në karrierë, Mihrija tregon se cila do ishte arsyeja e fortë që mund t’i çonte drejt ndarjes?

Kjo pyetje i është bërë Mihrijes në sfidën “Ndaje ose kovën..” dhe këngëtarja nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë,  “Tradhtinë, nuk e fali vetëm”.

Në anën tjetër, dyshja prej vitesh moderojnë emisionin “Odeon” dhe artistja Braha është mjaft aktive edhe me projekte muzikore.

https://www.instagram.com/p/B5i3Bk8jdVz/?utm_source=ig_embed

Ata po ashtu janë të kompletuar edhe nga ana personale, të cilët kanë vetëm një djalë të quajtur, Plator. /Telegrafi/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!